-1.2 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Pyetja 2025

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili, kandidate e PDK-së për deputete

Pyetja 2025

Njerëzit në thelb e dinë se dashuria dhe paqja janë rruga e vetme. E paalternativë.

Pavarësisht nga çfarë dinë, ndonjëherë veprojnë nën ndikimin e frikës, urrejtjes, injorancës ose interesave personale. Faktorët si mungesa e edukimit, lakmia, xhelozia, manipulimi politik, ekonomia, ideologjitë ekstreme ose hakmarrjai shtyejnë njerëzit drejt ligësisë.

Një shpirt i trazuar apo një shoqëri e polarizuar janë terren për dhunë dhe urrejtje, si dhe agjentë të ligësisë.

Por shpresa qëndron gjithmonë në ata që dinë të duan, dinë të harrojnë, të lëshojnë pe, që ecin tutje, që përpiqen të ndërtojnë ura dhe që promovojnë paqen.

Pyetja për vitin 2025, që çdo individ duhet t’i bëjë vetes është: “Çfarë mund të bëj unë për të sjellë më shumë mirësi në Kosovë?”
“Çfarë mund të bëj më mirë, për veten, për familjen, për shtetin?”

Çdo njeri prej nesh ka potencialin për të vepruar më mirë. Le t’veprojmë!
Le të mos të ankohemi!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit