Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë

- Advertisement -

Opinion lidhur me gjendjen aktuale në politikën e Kosovës nga Ramiz Lladrovci.

Opinioni i Lladrovcit në rrjetin social:

Kaçamaku i politikës kosovare po gatuhet me turli mielli, me miell kallamoqi, gruni, elbi, me tërshanë e mel. Kush e ha këtë kaçamak, i bëftë mirë.

Dy shkeljet e Kushtetutës që shihen nga aeroplani është tejkalim i afatit 30 ditor i themelimit të Kuvendit dhe deklarimi zyrtar i Kuvendit se Kuvendi “është i themeluar” pa një anëtarë kryesie.

Mbesin shumë pikëpyetje për këtë kaçamak politik, p.sh., çka ndryshoi në mes të 11 e 13 shtatorit te LDK-ja, si u bë “kooperuese” Lista Serbe” me “patriotat” e Vv dhe propozimi i nëntë të kalojë, si u bë që koalicionit të butë Vv-LS ti bashkohet LDK, si iu shurdhuan veshët Vv-së dhe më nuk i pengoi përsëritja e terminologjisë së LS, për më keq shmangia e emrit të shtetit Kosovë dhe zëvendësimi me Prishtinë, etj.

Këtë kaçamak ka mundur ta ndërprejë PDK kur është tejkaluar afati 30 ditore për themelimin e Kuvendit, megithatë, më mirë vonë se kurrë.

Politika është sport i rëndë, jo të gjithë që marrin vota janë për të!

 

Të ngjashme

Të fundit