Opinionisti Asdren Shala ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj procesit në Hagë dhe ish-krerëve të UÇK-së.
Në Specialen e Klan Kosovës, Shala tha se asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, ndërsa pretendoi se Kurti vetë ka kontribuar në denigrimin e saj.
Ai e akuzoi Kurtin për hipokrizi, duke thënë se kryeministri ka pasur përplasje me ndërkombëtarët për çështje në veri, por nuk ka vepruar njëjtë ndaj, siç i cilësoi Shala, padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të gjithë, besoj ju si gazetarë, unë edhe si aktivist dikur i Vetëvendosjes, pastaj kundërshtarit i tyre, ne e kemi parë një proces të tërë ku denigruar edhe u linçua në mënyrë sistematike ushtari i UÇK-së me sulmin që wshtw bërë ndaj Hashim Thaçit. Edhe elementi me rëndësi që është i treti për mua është kjo, e vërtetë Kurti e ka ankth vendimin e sociales. Shumë ka rëndësi cilin ankth e ka. Unë edhe ti besoj edhe si çdo shqiptar normal ankth e kemi dënimin e djemëve. Ndërkohë ky e ka ankth lirimin e djemëve, sidomos të Hashim Thaçit unë i besoj që është ankth, po jo për ato qysh po mundohet me na shit. Jo për ato qysh mundohen ose qysh kanë qejf me besuar qytetarët. Ankthi i tij i vetëm është lirimi eventual i djemëve, prandaj për mua me fol thotë Kurti kjo është hipokrizi nëse për një me e ka ankth edhe nëse për një me i shqetëson verdikti i nëse ë dënues për djem kjo kanë qeveri nga 2021 paralel me kohën kur jeni arrestuar katërshja e madhe”, ka thënë Shala.
Sipas tij, përmendja e vazhdueshme e procesit të Hagës nga Kurti është “hipokrizi”, pasi ai pretendon se kryeministri nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Shala ka përmendur në veçanti ish-presidentin Hashim Thaçi, duke pretenduar se Kurti, sipas tij, do të preferonte një vendim dënues ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.






