Kriza politike në vend, Gërxhaliu: Pa institucione stabile s’ka zhvillim ekonomik

- Advertisement -

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur në një lidhje direkte për Klan Kosovën lidhur me ndikimin që kriza politike dhe institucionale ka në ekonominë e vendit.

Gërxhaliu ka vlerësuar se mungesa e institucioneve stabile po e pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke thënë se vendi po funksionon në një gjendje të vazhdueshme pritjeje.

“Kosova është duke u zhvilluar në pritje. Nuk ka zhvillim ekonomik duke pritur me vite të kemi institucione stabile”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Sipas tij, pasojat e situatës së krijuar nuk do të kufizohen vetëm te gjenerata aktuale, por do të rëndojnë edhe mbi gjeneratat e ardhshme.

“Të gjitha këto dështime të viteve të fundit, nga kjo neglizhencë, nga kjo papërgjegjësi, nuk do të jetë barrë vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për gjeneratat e ardhshme”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

Të fundit