10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

“Pse veç Rexhën?”: Qytetarët e ”gozhdojnë” VV-në pasi nuk e përmendi Thaçin në postim

- Advertisement -

Përmes një njoftimi në Facebook, VV-ja deklaroi se mbështet marshimin për drejtesi, që është planifikuar të mbahet më 2 prill nga ora 14:00.

Ajo që ra në sy në postimin e VV-së, partisë më të madhe në Kosovë, ishte përmendja e vetëm një emri të përveçëm. VV-ja e Kurtit e veçoi emrin e Rexhep Selimit, ish-deputetit të saj, duke anashkaluar emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që po ashtu presin të gjykohen bashkë me Selimin nga ana e Gjykates Speciale në Hagë.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – vlerësoi VV-ja.

Theksimi i emrit të Selimit e anashkalimi i Thaçit, Veselit e Krasniqit, nuk kaloi pa u vërejtur nga qytetarët, të cilët edhe komentuan në postimin e VV-së.

Komentuesit

Një qytetar me emrin Labinot A.Miftari, ka komentuar në njoftimin e LVV se përkrahin marshin për drejtësi.

Miftari thotë se partia e pushtetit nuk duhet të bëjë dallime mes luftarëve të UÇK-së.

Pse a veq Rexha ka luftu a? Pse nuk po permendet hashimi, Kadria e Jakupi? Inatet politike mundeni ti keni, por ketu mos beni dallime! Nuk ju ka hije!”- shkroi ai.

Edhe komentuesi, Betim Zllanoga, ka kritika për tekstin e LVV-së.

Përmes një komenti ai thotë se nuk është vetëm Rexhep Selimi duke u gjykuar në Hagë.

A veq Rexha osht n’Gjyate aa??? Mire për PERKRAHJEN por jo edhe per tekstin”, komentoi ai.

Një tjetër komentues, me emrin Xhevdet Krasniqi, ua kujton Kohen kur kryeministri Kurti kishte shkruar një letër ish-presidentit Thaçi, në të cilën e këshillonte të dorëzohej në Hagë.

“KRIMINELA JENI

SHKO HASHIM. A po ju kujtohet qelbersira”, tha Krasniqi.

Një kritikë tjetër për LVV erdhi nga qytetari, Taulant Perjuci. Ai tha se duhet të ketë turp partia e Albin Kurtit që e mbronë vetëm Rexhep Selimin.

Ju veq Rexhen? Marre duhet me ju ardh”, tha ai.

E qytetari me emrin në Facebook me “Beni Beni” përdorë një gjuhë ofenduese për Vetëvendojsen pasi vlerëson se kanë injoruar çlirimtarët tjerë.

Seshte per rexhepin ky marsh por per Clirimitaret o mjerana oj partija e analfabetave”, komentoi ai.

Ndërsa, sot, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dalur edhe publikisht në mbështetje të marshit për drejtësi, i cili do të mbahet më 2 prill, diten e dielë, në mbështetje e solidarizim për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë. Por Konjufca ka shpërdarë postimin që përfshinë të gjithë liderët e UÇK-së.

“MARSHOJMË PËR DREJTËSI!

E diel, 2 prill, ora 14:00.”- ka shkruar Konjufca.

Kujtojmë që dje Kurti në emision “Rubikon”, që udhëhiqet nga ana e gazetarit Adriatik Kelmendi, deklaroi një gjë të çuditshme përkitazi me marshimin e 2 prillit.

Në emision Kurti tha se nuk ka dëgjuar më heret për këte çështje.

Paj po e shoh organizatorin dhe kërkesën. Me thënë të drejtën nuk kam dëgjuar për këtë iniciativë, por si është dita ime këtu ndonëse duket afër 2 prilli i të dielës ka ca kohë”, tha Kurti në Rubikon. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit