5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Molliqaj, pasi Kurti tha se nuk ka dëgjuar për “Marshojmë për Drejtësi”: VV oportuniste, përkrahu marshin pasi pa mbështetje popullore

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë akt oportunist pas mbështetjes së “Marshojmë për Drejtësi”, meqë ka ofruar mbështetjen dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka dëgjuar për një marsh të këtillë.

Molliqaj në postimin e tij ka thënë se mbrojtja e UÇK-së duhet të tejkalojë politikat ditore dhe duhet t’i mbizotërojë pozicionet e pushtetit, shkruan Demokracia.com.

“Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri parëmbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj. UÇK është udhëhequr nga guximi, dhe jo nga disponimi i dobët si konsensus i opinioneve”, deklaroi ai.

I pari i PSD-së tha se meqë Kurti kishte premtuar për zhbërje të Speciales, tashmë e ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë.

Molliqaj ka përkujtuar edhe deklaratat naive të Kurtit drejt ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Kështu matet partia në pushtet. Ndryshe, vërtetohet thënia “Shko Hashim”. Vërtetohet edhe ndërhyrja nga burgu për ta pamundësuar shfuqizimin e Ligjit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit