Siç mësohet nga parashtresat e Gjykatës Speciale, më 7 tetor, Zyra e Prokurorit të Specializuar u ka dorëzuar palëve një version të propozuar të aktgjykimit me pjesët e redaktuara. Një javë më vonë, palët, përfshirë avokatët mbrojtës janë përgjigjur duke dhënë propozimet dhe kundërshtimet e veta.
Për rrjedhojë, janë krijuar tri shtojca, njëra me propozimet Prokurorisë, një me propozimet e mbrojtjes së ish-Presidentit, Hashim Thaçi dhe një me propozimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Përfaqësuesi i viktimave nuk ka kundërshtime ndaj redaktimeve të propozuara nga Prokuroria, ndërsa avokatët e Rexhep Selimit e Kadri Veselit u janë bashkuar propozimeve të ekipeve të Thaçit e Krasniqit.
Aktgjykimi ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përmbajë rreth 2 mijë e 100 faqe.
Përmes së njëjtit, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 e Rexhep Selimi me 13.






