6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Provokimi i VV-së me tre gishta në Drenicë, Çitaku: Ky akt i shëmtuar s’është vetëm provokim, është përbuzje

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-së, i cili e ka dënuar me 35 mijë euro partinë pushtet për shkak se aktivistët e saj provokuan në Skenderaj duke ngritur tre gishtërinjtë.

Ajo e ka pyetur VV-në se çka ka dashur të thotë me këtë provokim.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim.

“Ne Drenicë me tre gishta?! E pashë Zotin, çka saktësisht keni dashur t’u thoni drenicasve?! Ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim. Është përbuzje. Urrejtje. Patologji. Vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm. Marre!”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit