Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Sonte takohemi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbeu”

- Advertisement -

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do të vazhdojë sonte për të 17-tën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me një ndryshim të orarit.

Përmes një postimi, Haziri ka bërë të ditur se, duke filluar nga sonte, protesta do të nisë në orën 19:00.

“KUJDES – NGA SONTE NDRYSHON ORARI! ORA 19:00. Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka shkruar ai.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen sërish në protestë.

“17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi sonte në ora 19:00!”, ka shkruar Haziri.

 

Të ngjashme

Të fundit