Klopp pyetet për mundësinë që titujt e Man Cityt t’i shkojnë atij dhe Liverpoolit – ja çka thotë gjermani

- Advertisement -

Jurgen Klopp ka thënë se nuk po përgatitet për tituj të rinj të mundshëm në Premier League, pasi një panel i pavarur e shpalli Manchester Cityn fajtor për shkelje të rregullave financiare. Klubi u shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat.

Premier League konfirmoi vendimin të martën, dhe Manchester City u përgjigj me një deklaratë të vetën. Tha se ata kishin “një sasi të gjerë provash të pakundërshtueshme” për të vërtetuar pafajësinë e tyre.

Akuzat kundër City-t u ngritën për herë të parë në vitin 2023 dhe lidhen me parregullsi financiare midis viteve 2009 dhe 2018. Klubi i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka njoftuar një ankesë kundër vendimit.

Nëse ankesa refuzohet, klubi përballet me sanksione të rënda, duke përfshirë gjoba të mëdha, zbritje pikësh ose edhe përjashtim nga Premier League. Një nga dënimet e mundshme është heqja e titujve të fituar.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, gazetarët i kërkuan Klopp një koment mbi vendimin dhe mundësinë që Liverpoolit t’i jepen disa nga titujt në mënyrë retroaktive.

“Sigurisht, kam dëgjuar për këtë, por nuk kam menduar shumë për të. Mund të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. Kam shumë respekt për Pep Guardiolën dhe stilin e lojës së City-t, ata luajtën futboll fantastik dhe ishin një kundërshtar i shkëlqyer për ne. Nëse ka ndonjë sanksion, unë nuk kam të bëj fare me të dhe do të pres rezultatin”, tha Klopp.

“Absolutisht nuk po përgaditem për ndonjë titull. Jam plotësisht i kënaqur me atë që arritëm në Liverpool. Luftuam shumë në fushë. Nuk mund të them asgjë më shumë sepse nuk i di detajet dhe, sinqerisht , nuk më intereson”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit