Projektligji për Specialen, Demaku: Nuk shoh gatishmëri nga Kurti për të bërë diçka

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së Fadil Demaku, pati kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Demaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova deklaroi se nuk sheh gatishmëri nga Kurti për të bërë diçka në atë drejtim.

“Më tepër e shoh si një lloj relativizimi ose amortizimi, të këtij frustrimi qytetar. Më tepër është në kuptimin që po kemi gatishmëri për të bërë diçka, a në fakt nuk ekziston gatishmëria për të vepruar”, tha Demaku.

“Është në raport me bë një lloj qetësimi, në kuptimin që popullata, qytetarët tashmë po e shprehin haptazi kundërshtinë dhe kërkesën, kundërshtinë për atë që ka ndodhur dhe kërkesën ndaj institucioneve që të bëjnë hapa konkrete për ligjin”, u shpreh Demaku në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit