Pas raportimeve të fundit në kampin e Përfaqësueses së Portugalisë rreth largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi, ka reaguar vetë superylli portugez.
Ronaldo ka bërë të ditur se vendimin për t’u larguar e ka marrë pas një bisede me presidentin e Federatës së Futbollit të Portugalisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se arsyet e largimit do t’i bëjë publike në një moment tjetër.
“Pas konferencës për media me përzgjedhësin e përfaqësueses dhe pas bisedës me Presidentin e Federatës së Futbollit të Portugalisë, kam vendosur të largohem nga grumbullimi. Kur të vijë koha, do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më motivuan të largohem nga përfaqësuesja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha t’i uroj fat të mirë Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve, pa përjashtim”, ka shkruar Ronaldo.
Largimi i tij vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin portugez, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura publikisht arsyet e plota që kanë çuar në këtë vendim.






