Limaj: Rezultati i UÇK-së është liria dhe shteti i Kosovës

- Advertisement -

Fatmir Limaj, ish-komandat I UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka thënë se rezultatet e luftës së UÇK-së janë liria dhe shteti i Kosovës.

Duke folur në Debat Plus, Limaj ka theksuar se ajo që, sipas tij, solli UÇK-ja është një rezultat i përjetshëm, me të cilin duhet të identifikohen brezat e ardhshëm.

“Sepse produkti që ka sjellë UÇK-ja, produktin liri, më shumë ka me u gëzu vajza jote, djali yt, sesa unë. Edhe ti. Produkti i UÇK-së është i përjetshëm. Rezultati i UÇK-së është i madhërishëm, i shenjtë. Rezultati i UÇK-së është liria e Kosovës. Produkti i UÇK-së është shteti i Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se me kalimin e kohës, sipas tij, rëndësia e këtij rezultati bëhet edhe më e madhe dhe se qytetarët duhet të ndihen krenarë për të.

“Kur diçka ka një produkt që është i shenjtë e i përjetshëm, sa herë shkon me distancë kohore, vjen duke u pjekur, duke u ndier krenarë e duke u identifikuar”, u shpreh Limaj.

Të ngjashme

Të fundit