Kosova U21 ka shënuar fitore të rëndësishme 2:1 ndaj Qipros U21, në kuadër të kualifikimeve.
Qipriotët kaluan të parët në epërsi në minutën e 52-të, por Dardanët reaguan fuqishëm. Hekuran Berisha barazoi në minutën e 69-të nga penalltia, ndërsa Lirim Jashari realizoi golin e fitores në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Kosova U21 shkon në kuotën e 14 pikëve, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.






