Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë (Video)

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Dublin, aty ku do ta zhvillojë ‘finalen’ për vendin e dytë në tabelë.

“Dardanët” kanë nevojë për së paku një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e dytë në grup, gjë që nevojitet edhe për të zënë një vend në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”.

Pa Veldin Hoxhën dhe Edon Zhegrovën, që mungojnë shkaku i kartonit të kuq, respektivisht lëndimit, Kosova ka udhëtuar për në Irlandë.

FFK-ja publikoi pamjet derisa lojtarët mbërrijnë në Dublin, aty ku nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, derisa përballjen e luajnë të martën.

Rikujtojmë, sfida Irlandë – Kosovë zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45.

Të ngjashme

Të fundit