Pritja për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, Osmani: Qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi, Osmani ka vlerësuar rolin e SHBA-së në mbështetjen e Kosovës, duke theksuar se Amerika i është gjendur pranë vendit në periudhat më të vështira dhe është bërë pjesë e secilit sukses të Republikës së Kosovës.

“Në pritjen e mbrëmshme për 250 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit që na u gjend pranë në kohët më të vështira dhe u bë pjesë e secilit sukses të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit