Natyra Kuçi, ka komentuar rezultatin zgjedhor të Partisë Socialdemokrate të 7 qershorit.
Ajo në Klan Kosova u shpreh se aktualisht është një pushtet autoritar i cili dita ditës do të bëhet më i rrezikshëm.
Kuçi pati kritika edhe për subjektet opozitare.
“Po shihet edhe efekti që ka pasur te subjektet opozitare. Këto subjekte opozitare, kur nuk e kanë gjetur shpjegimin për Kurtin kanë filluar ta lypin problemin tek njëri-tjetri, kanë filluar ta lypin “kokën e turkut”.






