Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Liqenin në finale

- Advertisement -

Prishtina 01 ka fituar Kupën e Kosovës në futsall, pasi mposhti Liqeni me rezultat 6-3 në finalen e zhvilluar sot.

Ndeshja finale ishte spektakolare dhe e mbushur me gola, sidomos në pjesën e parë që përfundoi me epërsinë 4-3 për Prishtinën 01.

Të dyja skuadrat treguan lojë të hapur dhe ritëm të lartë, duke dhuruar një duel mjaft të luftuar për trofeun.

Në pjesën e dytë, Prishtina 01 arriti të menaxhojë më mirë lojën dhe të shënojë edhe dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren dhe ngritjen e trofeut.

 

Të ngjashme

Të fundit