Trump: Luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në të njëjtën kohë

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në kohë të njëjtë.

Ai këto deklarata i ka bërë për CNN-in, pas një bisede që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Cila luftë do të përfundojë e para? Ndoshta janë në kohë të ngjashme”, ka thënë Trump.

Trumpi ka thënë se Iranin e sheh të mposhtur ushtarakisht, duke ripërsëritur se SHBA-ja ka shkatërruar forcën e tij detare e ajrore.

Trumpi ka thënë se ka biseduar “pak për Iranin me presidentin rus”.

“Mendoj se do të vijmë me një zgjidhje shpejt. Shpresoj, ne do të donim të shihnim një zgjidhje të mirë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

Të fundit