Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetë 5 ushtarët që ndodheshin në bord

- Advertisement -

Aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, ka shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve që ndodheshin në bord.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, e cila bëri të ditur se helikopteri i tipit AS-532 Cougar ishte nisur nga Eskisehiri për të zhvilluar një mision stërvitor, por gjatë fluturimit pësoi një aksident.

Ministria njoftoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin lokalizuar mbetjet e helikopterit dhe kishin nisur operacionet në zonën ku kishte ndodhur rrëzimi. Më vonë u konfirmua se pesë ushtarët që ndodheshin në bord kishin humbur jetën.

Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe shpëtimi, ndërsa autoritetet turke pritet të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit fluturues.

Të ngjashme

Të fundit