Ukraina do të ketë nevojë për 115 miliardë euro mbështetje financiare të jashtme në vitin 2027, deklaroi të martën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Siç u bëri të ditur zyrtarëve të lartë rajonalë, qeveria ukrainase ka siguruar tashmë angazhime financiare prej rreth 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për vitin 2027 dhe po zhvillon bisedime për të gjetur burimet e financimit për 25 miliardë eurot e mbetura.
Ndërsa lufta kundër Rusisë ka hyrë tashmë në vitin e pestë, Ukraina përballet me shpenzime ushtarake gjithnjë e më të larta dhe varet nga mbështetja ushtarake dhe ekonomike e aleatëve perëndimorë për të vazhduar luftën.
BE-ja është tashmë mbështetësja kryesore financiare e Ukrainës. Javën e kaluar, ajo njoftoi një plan për marrjen e një kredie prej 45 miliardë eurosh, me qëllim mbështetjen e ekonomisë ukrainase dhe përpjekjeve të saj ushtarake. /Panorama/






