18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Prindërit e Astrit Deharit kërkojnë shkarkimin e prokurorit Afrim Shefkiu

- Advertisement -

Prindërit e Astrit Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari kanë dalë me kërkesën për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiut, i cili është duke u marrë me rastin “Dehari”.

Ata kanë listuar arsyet e tyre në mënyrë publike, teksa kanë deklaruar se ky prokuror po e pengon zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

“Ne si prindër të Astritit të vendosur për zbardhjen e rastit dhe për nxjerrjen e personave përgjegjës para drejtësisë ligjore, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse dhe kompetente për ndjekjen e krimit të rëndë – vrasjes, shkarkimin e Afrim Shefkiut nga rasti i Astritit, ndjekjen e tij penale për manipulim, neglizhencë, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe fshehje të vrasësve të Astritit”, thuhet në deklaratën e tyre.

Prindërit e Astriti janë ndërlidhur me kërkesën e prokurorit Shefkiu për intervistim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pak ditë më parë ka thënë se pavarësisht që provat ekzistojnë, prokuroria dhe policia nuk kanë vullnet për ta zbardhur rastin.

“Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, duke mos kërkuar asnjëherë të hetohen manipuluesit, të cilët që nga fillimi kanë penguar, por edhe tash pengojnë të zbardhet rasti i vdekjes së Astritit në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit dhe duke kërkuar që të ndiqet penalisht Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, hapur merr anën e urdhërdhënësit dhe vrasësve të Astritit, që nuk lënë gur pa lëvizur për të ta fshehur të vërtetën për vrasjen e Astritit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.

Në reagimin e prindërve të Astrit Deharit thuhet se prokurori Shefkiu nuk i ka njoftuar asnjëherë për rastin se në cilën fazë është si dhe kanë përmendur disa nga arsyet, që sipas tyre, janë shkak i kërkesës së tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit