Valdrin Geci ka reaguar lidhur me raportimet për arrestimin e Gani Gecit, duke deklaruar se ky i fundit ka shkuar vullnetarisht në Polici për të dhënë deklaratë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka qenë së bashku me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe kur kanë marrë telefonatën nga Policia.
Sipas tij, pas telefonatës, Gani Geci është paraqitur vullnetarisht në Policinë e Republikës së Kosovës.
“Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, thuhet në postim.






