Sadiku takon kongresmenin Self: Bëri pyetje të vështira, dëgjoi me vëmendje dhe tregoi interesim të vërtetë për Kosovën

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, njofton se ka zhvilluar takim me kongresmenin amerikan Keith Self, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresmenin Self, Sadiku e përshkruan si “njeri me përvojë të jashtëzakonshme, shumë i drejtpërdrejtë, me pyetje të mprehta e të vështira, por njëkohësisht jashtëzakonisht mikpritës”.

“Ajo që më la më së shumti përshtypje ishte gatishmëria e tij për një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Bëri pyetje të vështira, dëgjoi me vëmendje dhe tregoi interesim të vërtetë për Kosovën, sfidat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Sadiku tutje.

Ai thotë se “pikërisht këto janë takimet që i vlerësoj më së shumti. Jo thjesht shkëmbim formalitetesh diplomatike, por biseda për çështje reale, përballje idesh dhe përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët”.

“Nga ky takim dola me respekt edhe më të madh për kongresmenin Self dhe me bindje edhe më të fortë për rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, vijon ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit