16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Princi William trashëgoi një pasuri 685-vjeçare me vlerë një miliard eurosh

- Advertisement -

Testamentet mbretërore nuk bëhen kurrë publike. Kjo nënkupton se ajo që ndodh me pasurinë personale të mbretëreshës Elizabeth II pas vdekjes së saj do të mbetet një sekret familjar.

Forbes vlerësoi vitin e kaluar se pasuria personale e mbretëreshës së ndjerë ishte 500 milionë dollarë, e përbërë nga bizhuteritë e saj, koleksioni i artit, investimet dhe dy rezidencat e saj, Kalaja Balmoral në Skoci dhe Shtëpia Sandringham në Norfolk.

Mbretëresha trashëgoi të dyja pronat nga babai i saj, Mbreti George VI, shkruan CNN.

“[Testamentet mbretërore] janë të fshehura, kështu që ne nuk e kemi idenë se çfarë ka në to dhe sa vlejnë – kjo nuk është bërë kurrë publike,” tha Laura Clancy, një pedagog në Universitetin Lancaster dhe autore e një libri mbi financat mbretërore.

Por pjesa më e madhe e pasurisë së familjes mbretërore – që arrin së paku 21 miliardë dollarë, në tokë, prona dhe investime – tani kalon tek monarku i ri, mbreti Charles III dhe trashëgimtarit të tij.

Kjo tani e bën Princin William – të parin në radhën për të marr fronin britanik – një njeri shumë më të pasur.

Tani ai trashëgon pronën private të Dukatit të Cornwall nga babai i tij. Dukati zotëron një hapësirë të madhe toke dhe pronash që mbulojnë pothuajse 140 mijë hektarë, shumica e saj në Anglinë jugperëndimore.

E krijuar në vitin 1337 nga Mbreti Eduard III, ajo vlen rreth 1.2 miliard dollarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit