28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi për dështimin në KiE: Kurti e Gërvalla do të duhej të jepnin dorëheqje morale

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, thotë se pas dështimit të sotëm që Kosova mbeti jashtë rendit të ditës për votim në KiE duhet të jap dorëheqje përveç ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, edhe kryeministri Albin Kurti.

Shoshi thotë se sa i përket letrës së dërguar në KiE është një përpjekje që Qeveria e Kosovës të shfajësohet nga brenda dhe ta fajësojë komunitetin ndërkombëtar.

“Dorëheqje morale për dështimin e sotëm duhet të jap edhe kryeministri, jo vetëm ministrja Gërvalla… Kemi një draft-statut i cili është shkruar nga të tjerët, është prezantuar e është pranuar, është autonomi, në të është rezoluta 12 44. Prandaj, ka shumë shkelje që shtetet sovrane normal nuk do duhej t’i pranonin” , tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, deputetja opozitare përmend që letra e Qeverisë së Kosovës është dërguar në adresë të gabuar.

“Është menduar që ka mundësi të shfajësohen nga brenda dhe të fajësojnë komunitetin ndërkombëtar. Pra, është një gabim strategjik që ka qenë i pritshëm nga një ministre siç është Gërvalla. Përveç që adresimi është komplet gabim, nëse e shikojmë në anën protokollare adresimi është edhe më i rëndë, sepse nuk është fare emri se kujt i adresohet”

Për mosfutjen e Kosovës në votim për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, Shoshi thotë se është një fatkeqësi e madhe që vendi ka “një ministrie si Gërvalla”.

“Ky është një gafë diploamtike është edhe një fatkeqësi edhe më e madhe çfarë ministre të Punëve të Jashtme kemi dhe krijon armiqësi në çdo paraqitje të saj. Kjo qeveria çfarë ka bërë ka qenë një thikë pas shpine për aleatët tanë”, shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit