12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Emisari gjerman: Modeli i dy Gjermanive për Kosovën dhe Serbinë, i pazbatueshëm

- Advertisement -

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, deklaroi se korniza dhe standardet janë të qarta, sepse  janë marrëveshje të Brukselit, por edhe  vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Por këto pika janë të qarta. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese  që duhet zbatuar edhe  marrëveshjet e Brukselit”, tha ai për RTK-në.

 Sa i përket modelit gjermano-gjerman të arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, Sarrazin u shpreh se ka dallime kohore edhe në strukturë, nëse bëhet marrëveshje e tillë, sikurse ajo mes dy Gjemanive.

“Nuk besoj se thjesht të merret modeli e të kopjohet e të funksionojë”, tha Sarrazin. Ai tha se nuk beson se pavarësia e Kosovës mund të ketë ndonjë krahasim të cfarëdo lloji me Ukrainën

. “Nuk është fare e krahasueshme dhe nuk do ta lejojmë vetën të hyjmë në diskutime të tilla fare”, tha Sarrazin, raporton RTKlive.

Duke folur për diskonim negativ të popullit serb për anëtarësim të Serbisë në BE, sipas Sarrazin,  në secilin proces të zgjerimit, ka qenë e qartë se duhet qenë atraktiv për të tërhequr vendet e tjera.

“Unë besoj se BE-ja është më e mirë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda”. Ai tha se integrimi evropian është formë e mirë kundër ndikimit rus, por BE-ja ofron reforma në të gjitha fushat dhe kjo është lufta më e mirë ndaj ndikimit rus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit