Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar betejen e Çabratit, ku ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së.
Në njoftimin e publikuar nga presidenca thuhet se “vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm”.
Ky është njoftimi i plotë:
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë.
Në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.
Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe për të rënët për liri!