9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Premtimet e paralizuara të Qeverisë Kurti në fushën e drejtësisë

- Advertisement -

Shkruan: Përparim Gruda

Sot është dy vjetori i zgjedhjes së Qeverisë Kurti II. Asnjë nga premtimet kryesore që janë dhënë për fushën e drejtësisë nuk janë realizuar.

1. PADIA PËR GJENOCID – Është premtuar se do të ngritet padi për gjenocid ndaj Serbisë. Pas 2 viteve mandat, Qeveria nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Përkundrazi, Kryeministri Kurti është pajtuar për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë e cila parashikon që e kaluara jonë të tejkalohet, dhe po në këtë kohë është përkujtuar vdekja e kriminelit të luftës, Oliver Ivanović dhe është glorifikuar ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq. Nga ana tjetër nuk është thënë asnjë fjalë për të mbrojtur themeluesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

2. VETINGU – Është premtuar realizimi i vetingut brenda këtij mandati qeveritar, ende nuk ka filluar. Për këtë proces janë shpenzuar dy vite kohë nga Ministria e Drejtësisë pa asnjë rezultat. Komisioni i Venecias ka gjetur shumë vërejtje në Koncept Dokumentin për Vetingun dhe amandamentet kushtetuese të përgatitur nga kjo ministri. Puna për realizimin e vetingut ka filluar vetëm para pak muajve, kur është themeluar Komisioni i Posaçëm Parlamentar për këtë proces, i propozuar nga PDK. U premtua reformimi i sistemit të drejtësisë, ndodhi e kundërta. U ulën pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë kundër-kushtetuese dhe në kundërshtim me standardet e Komisionit të Venecias.

3. SKANDALI I ZHDUKJES SË MOSTRAVE TË RASTIT DEHARI – Historia e keqpërdorimit të vdekjes tragjike të Astrit Deharit ka vazhduar edhe këto dy vite sa LVV është në pushtet. Premtimi për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti është mbuluar nga skandali i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë. Asnjë sqarim për këtë skandal dhe asnjë dorëheqje, e mbi të gjitha asnjë hap i bërë për të zbardhur të vërtetën e plotë të këtij rasti.

4. LUFTA KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT – Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit flet për korrupsionin qeveritar dhe për mungesën e luftës kundër krimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit