2.7 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Politizimi i drejtësisë është sulm ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Kosovë

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha

Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte drejtësinë dhe të kontribuonte në pajtimin e Kosovës me të kaluarën e saj, është duke u keqpërdorur për objektiva të ulëta politike.

Këto veprime nuk janë vetëm një stërkeqje të drejtësië, por përbëjnë gjithashtu një sulm të hapur ndaj stabilitetit politik dhe përfaqësimit demokratik të qytetarëve të Kosovës.
Informacionet e publikuara së fundmi, përfshirë raportimet e gazetariëve (Blendi Fevziu), se zyrtarë të lartë të qeverisë janë duke lobuar kundër figurave kryesore të UÇK-së në Hagë, vetëm sa i vërtetojnë këto akuza.
Me po ketë metodologji kjo nomenklaturë edhe atëherë kur përdori çdo mekanizëm, kauzë e veprim për ta trasu rrugën drejt pushtetit, deri edhe duke interferuar me forma korrptive në publikimin e një pseudo aktakuzë për ish presidentin dhe kryeparlamentarin, e cila më pas nuk u përgatit as edhe një vit pas izolimit. Po ashtu, rolin e hendikepuar të këti trupi në vëndosjen e drejtësisë e bëjnë arsyet dhe deklaratat e anëtarëve të asaj trupe, nisur nga Prokurori Williamson i cili “nuk pa bazë për ngritjen e aktakuzës”; rënia e Raportit të Dick Marty të miratuar nga KE, afera korruptive dhe akuza ndaj z. Smith për mito etj, sipas përgjimeve dhe raportevr të CIA, forma korruptive e mbledhjes së pseudofakteve nëpër Kosovë e Serbi, të publikuara në televizionin publik RTK, dhe burimet e dyshuar jo kredibile deri edhe armiqësore si prokuroria e sherbimi sekret serb, prokuroria e shërbimi rus, baza ligjore referuese si Kushtetutat e RSFJ, RS, KSAK, etj, pra një bazë ligjore ku referohet fajësia e që na bën të gjithve fajtor vetem pse ishim shqipëtarë, nëse nuk ishim argat të tyre shqipfolës.

Është alarmante që një qeveri e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës të angazhohet në veprime që dëmtojnë kauzën kombëtare dhe përpiqen të shfrytëzojnë procese të ndjeshme ligjore për përfitime elektorale. Në vend që të mbështesin një drejtësi të pavarur dhe të paanshme, këta eksponentë qeveritarë po promovojnë ndarje dhe po tentojnë të margjinalizojnë PDK-në, një forcë që vazhdon të gëzojë mbështetjen më të madhe qytetare, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet e fundit.

Në këtë kontekst, ne bëjmë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi, si nga qeveria aktuale, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare. Drejtësia nuk mund të jetë një instrument për manipulime politike dhe nuk mund të përdoret për të shtypur zërat e kundërshtimit. Populli i Kosovës meriton një drejtësi të vërtetë dhe një qeveri që punon për të mirën e vendit, jo për agjenda personale apo partiake.

PDK do të vazhdojë të qëndrojë përballë këtyre padrejtësive dhe të luftojë për drejtësi, për interesat kombëtare dhe për të mbrojtur vlerat që ne dhe populli i Kosovës kemi ndërtuar së bashku.

Xxxx

“Politizimi i Drejtësisë është Sulm ndaj Stabilitetit dhe Demokracisë në Kosovë”

Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, i themeluar për të adresuar drejtësinë dhe për të kontribuar në pajtimin e Kosovës me të kaluarën e saj, është duke u keqpërdorur për qëllime politike dhe elektorale.

Këto veprime nuk janë vetëm një shkelje e parimeve të drejtësisë, por edhe një sulm ndaj stabilitetit politik dhe përfaqësimit demokratik të qytetarëve të Kosovës. Informacionet e publikuara së fundmi, përfshirë raportet e gazetarit Blendi Fevziu, sipas të cilave zyrtarë të lartë të qeverisë kanë lobuar kundër figurave kyçe të UÇK-së në Hagë, vetëm sa i konfirmojnë këto shqetësime.

Kjo qasje kujton metodat e mëparshme të një nomenklature që ka shfrytëzuar çdo mekanizëm, përfshirë edhe proceset e ndjeshme juridike, për të arritur pushtetin. Për më tepër, dyshimet mbi integritetin e Gjykatës Speciale, nga raportet e Dick Marty-t, te aktet korruptive dhe burimet jo kredibile si ato serbe dhe ruse, tregojnë një mungesë serioze besueshmërie në këtë proces.

Është shqetësuese që qeveria aktuale, në vend që të mbështesë drejtësinë e pavarur, angazhohet në veprime që dobësojnë përfaqësimin politik të opozitës, në veçanti të PDK-së, një force politike që vazhdon të gëzojë mbështetje masive qytetare, siç tregojnë sondazhet e fundit.

PDK nuk do të qëndrojë pasive përballë kësaj situate. Ne bëjmë thirrje për transparencë, llogaridhënie dhe respektim të standardeve të drejtësisë ndërkombëtare. Populli i Kosovës meriton një drejtësi të ndershme dhe një qeveri që punon për interesat kombëtare dhe demokratike, jo për agjenda personale apo partiake.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit