Policia në Gjilan apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në automjete

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë parkimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e vjedhjeve.

Sipas Policisë, shumë raste të vjedhjeve ndodhin pasi në automjete lihen çanta, telefona, laptopë, dokumente dhe sende të tjera me vlerë në vende të dukshme, duke u krijuar mundësi personave të dyshuar të thyejnë automjetet dhe t’i përvetësojnë ato.

Policia ka apeluar që qytetarët të mos lënë sende me vlerë brenda automjeteve, ndërsa para largimit të sigurohen se dyert janë të kyçura dhe dritaret të mbyllura plotësisht.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar që çdo veprim ose person të dyshimtë pranë automjeteve apo parkingjeve ta raportojnë në Policinë e Kosovës përmes numrit pa pagesë 192 ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të ngjashme

Të fundit