Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, aktualisht janë duke zhvilluar një takim, raporton Klan Kosova, transmeton Scanner.

Ky takim vjen pas atij të djeshmit mes delegacionit të LDK-së dhe atij të LVV-së.

Pas atij takimi, palët u deklaruan për media, duke u shprehur optimistë për një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve dhe për takime tjera në këtë drejtim.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të partisë, deklaroi se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

I pyetur nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit