Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit, në rend dite betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit, raporton Scanner.
Kuvendi i Kosovës nesër me fillim nga ora 10:00, mban seancën konstituive.
Në rend të ditës janë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, si dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca pritet të jetë vendimtare për konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e institucioneve të Kuvendi.






