18.7 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Policia me aksion në Podujevë, sekuestrohen armë, narkotikë e para të shumta

- Advertisement -

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka realizuar së fundi një aksion nga ku janë sekuestruar substance narkotike, para të gatshme dhe municion.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit nga ky rast kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

“Një nga kontrollet është ndërmarrë , nga zyrtarët policor të Podujevës, mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar  një armë dhe sasi e substancës narkotike 48 qese rreth 100g”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

-një pushkë gjuetie

-dy pistoleta (TT,Bereta)

-pesë karikatorë

-municion

-para të gatshme rreth 1000 Euro

-një mjet i prehtë-thikë

-tre telefona etj.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshimtë, e ndaj të dyshuarit F.F., mashkull shtetas i Kosovës është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge.

“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërsa ndaj të dyshuarit B.F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit