Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga protesta e mbajtur sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo ishte nata e tetë radhazi që qytetarët u mblodhën në shesh në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj.
“Edhe sonte, Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së! ”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, krahas fotografisë nga protesta.






