Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka realizuar së fundi një aksion nga ku janë sekuestruar substance narkotike, para të gatshme dhe municion.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit nga ky rast kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.
“Një nga kontrollet është ndërmarrë , nga zyrtarët policor të Podujevës, mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e substancës narkotike 48 qese rreth 100g”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
-një pushkë gjuetie
-dy pistoleta (TT,Bereta)
-pesë karikatorë
-municion
-para të gatshme rreth 1000 Euro
-një mjet i prehtë-thikë
-tre telefona etj.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshimtë, e ndaj të dyshuarit F.F., mashkull shtetas i Kosovës është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërsa ndaj të dyshuarit B.F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.