15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Peter Cech largohet nga Chelsea

- Advertisement -

Chelsea ka njoftuar se ish-portieri i tyre, Peter Cech do të largohet nga klubi.

Cech ishte pjesë e ‘Bluve të Londrës’, si këshilltar teknik dhe i performancës, por nga sot nuk do ta ushtrojë më atë detyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Që nga emërimi i tij tre vjet më parë, Cech ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjitha çështjet e futbollit dhe performancës në të gjithë Klubin, duke forcuar lidhjet midis ekipeve tona të meshkujve dhe Akademisë”, thuhej në njoftim.

“Ka qenë një privilegj i madh të luaja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndjej se tani është koha e duhur për mua të largohem. Jam i kënaqur që klubi tani është në një pozitë të shkëlqyer me pronarët e rinj dhe jam i sigurt për suksesin e tij në të ardhmen si brenda dhe jashtë fushës”, ishin fjalët e Cech.

Për të ka folur edhe pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly“, duke e cilësuar si një anëtar të familjes.

Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë atij më të mirën”, përfundoi ai.

Petr Cech, Technical and Performance Advisor, will leave his role effective 30 June.

— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 27, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit