28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Përparim Rama shkarkon drejtorin e komunës nga radhët e PDK-së

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkarkuar drejtorin nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliu.

Arsye e vendimit të tij, sipas Ramës është mospërmirësimi i gjendjes së mbeturinave në kryeqytet.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar.  Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, shkroi Rama.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse ky veprim i Ramës është një veprim për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë, duke qenë se Musliu ka qenë njëri prej drejtorëve që në raste të shpeshta është përmendur për punën e mirë të tij.

Përplasjet në komunën e Prishtinës erdhën së voni pas pazareve për këmbimin e pronave në kryeqytet.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=694469016182946&id=100068595617004&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit