28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bebe Rexha merr pjesë në para-ndejën e “Grammy Awards 2024”, ku shpreson të marrë një çmim në ceremoninë e madhe të dielën

- Advertisement -

E një festë e tillë e organizuar nga shtëpia diskografike Warner Music Group, zuri vend të enjten në “Hollywood Athletic Club” në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dukej shumë elegante e veshur me një fustan të zi elegant, shoqëruar me një pallto të zezë me lesh.

Me flokët bionde të lëshuara drejt, 34-vjeçarja dukej më se tërheqëse në këtë paraqitje, e cila vjen pak ditë para se ajo të marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të “Grammy Awards 2024”, që mbahet të dielën në “Crypto.com Arena” të Los Angelesit.

Për të katërtën herë, shqiptarja do të tentojë të marrë një çmim “Grammy” me vete në shtëpi, pasi është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, për hitin e saj “One In A Million”.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të fituar këtë çmim ,Rexha mbetet skeptike duke marrë parasysh që ka dështuar plot tri herë, dy nominime në vitin 2019 dhe një në vitin 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit