Përparim Rama alarmon: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar rrezikun e humbjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, duke pretenduar se institucionet qendrore nuk kanë dhënë përgjigjet e nevojshme për përgatitjet, shkruan Scanner.

Rama ka bërë të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka konfirmuar mungesën e përgjigjeve institucionale dhe se më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata lidhur me organizimin e këtij eventi sportiv.

Sipas Ramës, Prishtina ka përfunduar punën në masterplan, ka përcaktuar projektet dhe lokacionet përkatëse, si dhe i ka votuar ato në Asamblenë e Kryeqytetit.

Ai ka kritikuar Qeverinë qendrore dhe Komitetin Organizativ, të cilin e udhëheq kryeministri Albin Kurti, duke thënë se mungesa e veprimeve të nevojshme po e rrezikon realizimin e këtij projekti.

Rama ka paralajmëruar se më 19 dhjetor mund të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare 2030.
“Kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

KOSOVA NË PRAG TË HUMBJES SË “LOJËRAVE MESDHETARE 2030”!

Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG)!

📢Prishtina i ka fituar Lojërat Mesdhetare 2030.
📢Kemi punuar në Masterplan
📢kemi përcaktuar projektet dhe lokacionet
📢 I kemi votuar në Asamblenë e Kryeqytetit.

Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!

Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave.

Kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!

https://www.facebook.com/share/p/1FDEwm5mf7/

Të ngjashme

Të fundit