Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, në shkallën e dytë të apelit në Hagë.
Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka caktuar emrin e deputetit që do të jetë pjesë e këtij grupi, por ka shtuar se do të jetë dikush që ka përvojë.
“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e ka marrë vendimin për themelimin e grupit punues. Natyrisht, deputeti i deleguar nga ne do të jetë në nivel të detyrës, por nuk e kemi vendosur ende emrin. Besoj që më së largu në fillim të javës së ardhshme do të kryhet procesi i emrave”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që ky grup do të udhëhiqet nga kryediplomati Glauk Konjufca, dhe ka shtuar se beson se anëtarët do të kenë harmoni të plotë.
“Pastaj është shumë e rëndësishme që do të jetë një grup shumë dimensional dhe nuk kam asnjë dyshim që do të ketë një pajtueshmëri të plotë të anëtarëve tyë grupit punues”, ka deklaruar ajo.





