Përkujtohet 28-vjetori i Epopesë së Grykës së Llapushnikut

- Advertisement -

 

Sot, në 28-vjetorin e Epopesë së Grykës së Llapushnikut, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, zhvilluan homazhe për nder të të rënëve për liri.

Homazhet nisën në fshatin Tërdevc, pranë varrit të dëshmorit Besim Daut Halilaj, për të vazhduar më pas te Lapidari i dëshmorëve dhe martirëve në Grykën e Llapushnikut, si dhe pranë lapidarit të dëshmorit Ymer Alushani (Vogëlushi), ku u nderua me përulësi sakrifica e tij dhe e bashkëluftëtarëve.

Aktivitetet përkujtimore vijuan edhe me zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Feriz Sopit.

Gryka e Llapushnikut mbetet një ndër vendet më të rëndësishme të historisë sonë të re, ku shumë luftëtarë dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sakrifica e tyre sublime është themel i lirisë dhe i identitetit tonë kombëtar.

Me këtë rast u theksua se kujtimi për dëshmorët dhe martirët mbetet obligim i përhershëm, frymëzim për brezat dhe thirrje për përkushtim ndaj shtetit dhe të ardhmes sonë.

Homazhet u zhvilluan me dinjitet dhe respekt, duke dëshmuar se sakrifica për liri nuk harrohet kurrë.

Lavdi të gjithë të rënëve për Kosovën!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

Të fundit