FC Drita e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit triumfuan në derbin vendimtar ndaj Ballkanit me rezultat të pastër 2:0, duke vulosur matematikisht titullin edhe tri xhiro para përfundimit të sezonit.
Në një atmosferë fantastike dhe nën përkrahjen e madhe të tifozëve, Drita tregoi pjekuri dhe dominim ndaj rivalit direkt për titull.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit nisi edhe festa e madhe e gjilanasve.






