Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka propozuar emërimin e pesë ambasadorëve politik. Emrat e propozuar për ambasador në Belgjikë, Kroaci, Kanada, Japoni dhe Senegal janë njerëz të VV-së dhe të afërt me partin e kryeministrit Albin Kurti.
Zyrtarët e propozua për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës në këto vende janë emra që për vite të tëra i kanë shërbyer partisë në pushtet në mënyra të ndryshme.
Gazeta Nacionale ka raportuar se këto propozime janë nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, më 29 tetor të këtij viti.
SI NISI GJITHÇKA?
Kandidaturat e tyre janë propozuar për shqyrtim nga Komisioni i Kuvendit për Politikë të Jashtme.
Gazeta ka mësuar se propozimet e tyre janë miratuar nga deputetët në këtë komision dhe janë dërguar në Presidencë për dekretim nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Fatmire Curri – Belgjikë
Fatmir Curri pritet të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel, në vend të Agron Bajramit, i cili deri më tani ka drejtuar misionin diplomatik të Kosovës në këtë shtet.
Nacionale ka publikuar dokumentin për propozimin e Currit nga kryediplomati Glauk Konjufca.
Curri është emër i njohur në institucionet e Kosovës, pasi që nga viti 2022 deri në vitin 2025 ka shërbyer si këshilltar i jashtëm për çështje të Bashkimit Evropian në Zyrën e Kryeministrit, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Sipas arsyetimit të përfshirë në propozimin për emërim, të cilin e ka parë Nacionale, Curri ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e integrimit evropian, marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë, negociatave shumëpalëshe dhe politikave publike.
Gazmend Gjyshinca – Japoni
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, është propozuar për ambasador të Kosovës në Japoni.
Nacionale dje ka raportuar se Gjyshinca është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Japoni, ku përfaqësimin diplomatik e ka ushtruar Sabri Kiçmari.
Ai ka qenë deputet i Vetëvendosjes në legjislaturat VII dhe VIII.
Gjyshinca ka qenë edhe aktivist i zellshëm i partisë së Kurtit për vite të tera.
Hasnije Ilazi – Kroaci
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfolur për shumë afera korruptive, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës ka propozuar një emër tjetër për shef të misionit diplomatik të Kosovës në kryeqytetin kroat.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar Hasnija Ilazin për ambasadore të Kosovës në Zagreb të Kroacisë.
Gazeta Nacionale ka siguruar shkresën e Konjufcës drejtuar Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës ai kërkon shqyrtimin e propozimit për emërimin e Ilazit në këtë pozitë diplomatike.
Ilazi, e cila vjen nga fusha akademike, është përfolur edhe për afërsinë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe përkrahjen ndaj kësaj partie.
Kjo aferës i ishte shpërblyer asaj me marrjen e pushtetit nga VV-ja në vitin 2021.
Me ardhjen e VV-së në pushtet, Hasnije Ilazi ishte zgjedhur anëtare Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
Gjatë një seance të Kuvendit, në qershor të vitit 2021, me votat e deputetëve të VV-së ajo kishte marrë këtë mandat 5-vjeçar.
Më pas, ajo kishte marrë edhe kreun e këtij institucioni.
Bordi i KShC-së, në mbledhjen konstituive të mbajtur më 28 qershor, kishte zgjedhur Hasnije Ilazi kryetare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Në këtë mbledhje, e cila ishte kryesuar nga ish-Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ilazi me 5 vota për ishte zgjedhure e këtij institucioni.
Getoar Mjeku – Kanada
Qeveria Kurti e ka shpërblyer edhe ish-kandidatin për deputet të VV-së, Getoar Mjeku.
Gazeta Nacionale ka mësuar se zëvendësministri i parë i Ekonomisë është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Kanada.
Mjeku është aktivist i njohur i partisë së Albin Kurtit.
Ai ka qenë edhe kandidat për deputet i VV-së në zgjedhjet e vitit 2021.
Meqenëse nuk kishte arritur të marr besimin e qytetarëve për deputet, ai ishte emëruar fillimisht si zëvendësministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Kurse, në shtator të vitit 2022 ai është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.
Të njëjtin post, ai e ka marrë edhe në Qeverinë Kurti 4, ku në shtator të këtij viti është emëruar serish si zëvendësministër i parë i Ekonomisë.
Bardhyl Dobra – Senegal
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Senegal.
Nacionale ka mësuar nga burimet e saj se propozimi për Dobrën tashmë ka kaluar procedurat e shqyrtimit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.
Më 29 tetor, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ia ka përcjellë komisionit emrin e Dobrës për shqyrtim.
Sipas burimeve të Nacionales, komisioni e ka miratuar propozimin dhe kandidatura është dërguar te presidentja e Kosovës për dekretim.
Dobra kishte marrë postin e zëvendësministrit më 16 prill 2021, në fillim të mandatit të parë të Qeverisë Kurti II.
Në njoftimin e atëhershëm, Ministria e Punëve të Brendshme kishte publikuar edhe biografinë e tij akademike dhe profesionale.
Sipas njoftimit të ministrisë, Dobra kishte përfunduar studimet bachelor dhe master në ekonomi në Francë, si dhe një master tjetër në shkenca politike./nacionale.com






