Përgjegjësia kombëtare as nuk ndahet, as nuk mbaron në Kalimash

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Pse të mos kishte një fond të përbashkët, me nga 100 milionë euro nga secila qeveri, për mbrojtjen juridike të katërshes në Hagë? Pse të mos kishte një angazhim të bashkërenduar diplomatik ndërkombëtar?

Fundja, katërshja e UÇK-së është edhe e Shqipërisë. Përveçse janë shtetas edhe të Shqipërisë, ata udhëhoqën një luftë që nuk e mbrojti vetëm Kosovën nga hegjemonia barbare serbe, por edhe Shqipërinë.

Lufta e UÇK-së është çështje mbarëkombëtare. Shqipëria nuk ka hise vetëm në lavdinë e UÇK-së, por edhe në përgjegjësinë për udhëheqësit e saj që mbahen në Hagë.

Kur Kurti dhe Rama bashkohen në Internacionalen Socialiste, pse nuk bashkohen edhe në një strategji gjithkombëtare për Hagën?
Pse i pari na godet pas shpine, ndërsa i dyti na vajton para syve?

Shumë hipokrizi në krye të shteteve tona. Shumë lajthitje ndër qytetarë, e gjithnjë e më pak atdhe për shqiptarë.

Të ngjashme

Të fundit