Ideologu i Vladimir Putin mbështet protestat në Shqipëri

- Advertisement -

Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Dugin ka deklaruar se shqiptarët po zgjohen.

Reagimi i tij vjen në një moment kur protestat në Shqipëri janë bëre të dhunshme gjatë ditëve të fundit.

“Tani shqiptarët po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufi dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani po zgjohen”, shkruan ai.

Të ngjashme

Të fundit