0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione hetimore – Një për tekstet shkollore e tjetra për kontratat njëburimore

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga mazhoraca që të reflektoj në lidhje me propozimin e themelimit të dy komisioneve hetimore.

Ai tha se PDK do të propozoj themelimin edhe të dy Komisioneve Hetimore Parlamentare. Atë për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore.

“Ajo që ishte me e habitur ishte refuzimi për votimin e Komisionit për hetimin në lidhje me humbjen e mostrave të rastit Dehari. Është një rast që është keqpërdorur shumë nga VV-ja. I bëj thirrje kësaj mazhorance që të votoj një Komision të tillë. Kërkoj që të mos refuzohet sepse ne do ta përsërisim një gjë të tillë. Do t’i iniciojmë edhe dy Komisione hetimore tjera. Ne do të kërkojmë që ta kemi një hetim parlamentar për tekste shkollore. GP i PDK-së ka arrit që t’i përmbledh kontratat një burimore, do të kërkojmë një Komision Hetimor që do të hetoj këto kontrata burimore. Këto kontrata janë burimi i korrupsionit në Kosovë”, tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit