2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Maqedonci: 221 pjesëtarë të FSK-së ndërprenë shërbimin gjatë vitit të kaluar

Vetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja. Shifrat i ka bërë të ditura ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera.

“Gjatë vitit 2023 janë larguar 221 pjesëtarë të FSK-së, duke përfshirë aktiv, rezervë dhe nënpunës civilë. Këtu hynë edhe pensionimi i rregullt 59 pjesëtarë, pensionim jo i rregullt 2, pas arritjes së moshës 14 pjesëtarë, ndërprerje vullnetare kanë pasur 129 pjesëtarë. Shkarkim nga shërbimi ka qenë 1. Arsyet janë të ndryshme duke filluar nga mirëqenia nga aspekti i pagës, te mundësitë që iu ofrohen jashtë institucionit, ky nuk është trend vetëm te ne, është global. Të gjitha ushtritë po ballafaqohen me mbajtjen e personelit. Ne kemi edhe lëvizje në Policinë e Kosovës prej FSK-së. Jo gjithmonë për shkak të mirëqenies, shpesh edhe për shkak të mundësive që iu jep profesioni në struktura të tjera. E shoh shqetësuese, mirëpo theksoj se ka qenë vullnet i të gjithë ushtarëve që janë rekrutuar”, tha Maqedonci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit