14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Osmani: Vuçiq vajtoi dhe u ankua, takimi u bë pas insistimit të Scholz e Macron

- Advertisement -

Në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Osmani tha se takimi me Vuçiqin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz. Ajo tha se ishte një takim informal dhe jo negociues. Tutje, ajo tha se Kosovës iu kërkuan zgjedhje të reja në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka thënë se presidenti serb, Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

Në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Osmani tha se takimi me Vuçiqin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz. Ajo tha se ishte një takim informativ dhe jo negociues.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim mbi insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues por një që shkëmbyem pikëpamjet. Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, tha ajo.

Osmani bëri të qartë se veriu mbetej një kryetemë në takimet e saj me liderët evropiane. Ajo theksoi është kritike që Serbia të ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri, gjë të cilën thotë se kërkoi edhe nga vet Vuçiq në takim.

“Gjithashtu, pata edhe një takim trilateral me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz, një takim të cilit iu bashkua edhe Borrell ku diskutuam në detaje sfidat me të cilat po përballemi dhe cilat janë disa nga zgjedhjet që mund të na bëjmë të ecim përpara. Macron dhe Scholz insistuan që të kemi një takim me presidentin Vuçiq, me prezencën e tyre dhe atë të Borrell ku pata mundësinë të insistoj të respektohen korniza ligjore e Kosovës dhe në të njëjtën kohë interest e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nacionalitetit. Çka është kritike në këtë pikë është që Serbia të ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri dhe përtej regjionit dhe kjo ëstë një parakusht që të ketë një deeskalim të situates. Dhe së dyti, zbatimi i plotë i marrëveshjes së arritur në Ohër sepse Vuçiq ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta implementojë…ai e ka shkelur së paku 8 herë dhe për këtë është kritike të kemi një mesazh të qartë nga BE’, ka thënë Osmani.

Osmani tha se e pyeti nëse Vuçiq realisht konsideronte se a ka arritur një marrëveshje me Kosovën duke i kërkuar të largonte mbështetjen për grupet kriminale në veri të vendit.

Konferencë për media e Presidentes Vjosa Osmani pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Friday, June 2, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit