16.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Tahiri: S’do ketë normalitet në kuvend derisa jemi të sanksionuar nga ShBA-ja

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i vendit, foli sot me emrat e kriminelëve në veri, por sipas tij ky nuk ishte një mesazh i mirë për ta, pasi kjo tregoi se “s’guxojmë të marrim asnjë veprim”.

Tahiri tha se në rrafshin ndërkombëtar, Kosova është na ballinë të gazetave më të mëdha të botës për eskalimin e situatës, teksa paralajmëroi situatë jo normale në kuvend.

“Si opozitë do të kemi angazhim të vazhdueshëm që të mos ketë normalitet në këtë kuvend përderisa jemi të sanksionuar nga ShBA-ja”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai pyeti Kurtin se ku e merr guximin që politikën e jashtme të ShBA-së ta quaj naive.

“Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës ta quaj naive politikën e jashtme të presidentit Biden. Është e papranueshme ta kesh Kosovën në ballina të mediave kryesore për dëmtim të raporteve me ShBA-në”.

“Zgjidhjen për këtë kaos duhet gjetur vetëm me koordinimin e ShBA-së. Pikat kufitare 1 dhe 31 janë vendosur në bashkëpunim me aleatët tonë më të fuqishëm”, tha Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit